Reforma Territoriale/ Kaso: ‘Fraksioni i Vulës’ as nuk e kupton se çfarë do të thotë diçka e tillë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso ka qenë i ftuar në emisionin “Pushteti” në Fax News ku ka folur mbi ngritjen e një komisioni për Reformën Territoriale. Ai tha se “Fraksioni i Vulës” duke nënkuptuar grupimin tjetër të PD-së, kishte ndrmarrë një nismë të tillë pa e kutpuar se çfarë po kërkonin në thelb.

Në analizën e mëtejshme, Kaso u shpreh se me veprimet që grupimi tjetër i PD kishte ndërmarrë, thjesht po bëhej e mundur ruajtja e “status-quo”-së që kishte vendosur kryeministri Edi Rama.

Pyetje: Premisat janë që do arrihet një marrëveshje në fund të këtyre komisioneve, në krye të 6 muajve. Ju si pjesë e Komisionit të Rithemelimit, do gjeni mekanizëm? Sepse po merren vendime edhe për hartën e gjyqësorit…

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso: Është e vërtetë që sikundër thatë ju, ka patur një tentativë të asaj që ju e quani PD zyrtare, në fakt është e lehtë që “Fraksioni i Vulës” të flasë për diçka që deputetët si për shembull Oerd Bylykbashi e kanë thënë para 5 muajsh, ishte dhënë dakordësia në kuadër të një pazari diplomatik për zgjatjen e mandatit të Vettingut që ishte një “thrill” nga Edi Rama por edhe nga faktori ndërkombëtar. U hodh në tavolinë kjo pjesa e reformave të tjera për t’u hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë.

Nëse sot pyet këdo nga ata që dalin dhe flasin, kur i pyet se çfarë nënkuptojnë me Reformë Territoriale, nuk e dinë as vetë. Dëgjova një artikulim të çuditshëm nga dikush që thoshte “do heqim komunat” kur në fakt komunat nuk ekzistojnë më. Po ashtu edhe nëse i pyet për Reformën Zgjedhore nuk dinë se çfrarë të thonë se çfarë duan të përfshijnë. Nga ato që kanë propozuar shoh se nuk ka asgjë më shumë nga ajo që kemi aktualisht. Ka një amendament të propozuar që ruan status-quo-në. Pra do të thotë se “fraksioni i vulës” është i kënaqur me këtë status-quo.