Aksidenti/ Mjeti përplas këmbësoren te 'Kthesa e Kamzës'

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm te Kthesa e Kamzës, në Tiranë.

Mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.