Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Përshëndetje nga SHMU!

Per diten e nesërme mbi vendin tonë pritet kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjelli mot të vranët dhe reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar, në jugperëndim me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në lartësin mbi 500 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 800 metra në lindje dhe jug reshje bore me intensitet deri mesatar. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës brgdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 1°C deri në 11°C

zonat e ulëta 4°C deri në 13°C

zonat bregdetare 9°C deri në 13°C