Në krizë emrash/ ‘Ekspertët’ e Bashës nga Çili dhe Irfani

Gjatë ditës së sotme, ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha shtroi tryezën për reformën territoriale. 

Por kush ishin 'ekspertët' e Lulzim Bashës. 

SYRI pikasi emra që s'kanw lidhje me administrimin vendor dhe territorial, por ndodhen aty prej interesave dhe konjukturave me Bashën. 

Ekspertët e Bashës janë Mateo Spahon që është pedagog tek universiteti i Irfanit.

Roland Bejko, Grida Duma, Nevila Xhindi apo dhe Arbi Agalliu që janë të Henri Çilit, pa harruar edhe drejtorin e gazetës 'Liberale' po prap të Çilit, Ervis Iljazaj.

Dhe qershia mbi tortë ishte Korab Lita që pranoi mandatin kur e la Lulzim Basha që ky i fundit e quajti tradhtar e të shitur. Çfarë nuk i tha para pak kohësh dhe sot e ka ulur si ekspertë të reformës territoriale.

Gjithashtu kishte dhe të arrestuarin Fran Frrokaj për grabitjen e pronave tek ‘Rana e Hedhun’.

Kur shikon fotot, këta janë personazhet për fasadë nga Luli, në mungesë të figurave dhe qofshin ekspertë apo edhe emra realë që përfaqësojnë demokratët.