Floriana Garo feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ish-missi

Floriana Garo, drejtore e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit në PD, vite më parë moderatore e njohur televizive, vazhdon të jetë një prej imazheve më të dashura të publikut shqiptar.  

Ditën e sotme, Floriana festoi mes njerëzve të afërt e të dashur, 35-vjetorin, duke shprehur se është më e përmbushur se kurre. 

Momentet e bukura nga festa e ditëlindjes me mikeshat, Floriana i ka publikuar vetë në profilin e saj në “Instagram”, ku duket se e kanë shijuar siç duhet festën me njëra-tjetrën.

Moderatoja ka mbushur 35-vjeç, dhe ndryshe nga vitet e kaluara, ky përvjetor e ka gjetur mjaft të plotësuar.

Tashmë ajo është nënë e dy fëmijëve si dhe ka një martesë të shëndoshë me bashkëshortin e saj.

Edhe pse nënë 35-vjeçare me dy fëmijë, ish-missi shqiptar vazhdon të mbetet po aq e bukur dhe në formë si gjithmonë.