Arrestimi i gjeneralit italian/ Çela: Njeri afër Engjëll Agaçit, si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri

Pak ditë më parë u arrestua Fabrizio Lisi, ish-gjenerali italian, që akuzohet se ka përvetësuar hektarë tokë në një pjesë të lakmuar në Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka folur në intervistë në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, gazetarja Lindita Çela.

Çela theksoi se çështja e pronave mbetet problem madhor në vend. Ajo ka treguar sesi funksionon krimi i organizuar në Shqipëri.

“Nëse Shqipëria akoma nuk ka investitor të rëndësishëm, është problem edhe çështja e pronësisë. Shqiptarët akoma nuk kanë zgjidhur çështjen e pronësisë. Nuk mendoja se ishte përfshirë një gjeneral, ai kishte qenë në Shqipëri më 1997. Bëhet fjalë për një familje të pasur në Vlorë, që ka ikur nga Shqipëria para Luftës së Parë Botërore. Kjo familje është e nderuar në Itali, sepse një djalë i tyre ka rënë në Luftë të Dytë e ishin vënë në shtetin italian.

Pasardhësi shqiptar vjen në Shqipëri për të kërkuar pronat e tij dhe merr të drejtën e marrjes së pronësisë në Ujin e Ftohtë, ku është zona e Vilave. Salvadore nuk arriti që të regjistrojë pronat. Ky shtetas i mirë shqiptar donte të krijonte fondacion e me paratë e pronave të rinjtë shqiptarë të studionin në Itali. Salvadore vdes më 2008 e ka takuar shumë zyrtarë të asaj kohe. Është njohur në atë kohë me gjeneral Lisin. Kjo histori tregon si funksionon korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri.

Lisi ishte mik i Ëngjëll Agaçit. Prona ishte regjistruar në emër të një familje tjetër shqiptare, që jetonte në Amerikë, kishim tjetërsim prone. Lisi është marrë në pyetje nga Prokuroria e ka mohuar akuzat, edhe Prokuroria jonë duhet të hetojë. Bëhet fjalë për një zonë shumë të pëlqyer, që do ketë afër aeroport. Familja Shehu që jeton në Amerikë vazhdon ta ketë pronën në emrin e vet, e gjykatat nuk kanë dhënë drejtësi ende. Priten zhvillime interesante për ngjarjen, në Itali po hetohet e duhet hetuar edhe tek ne. Kemi pasur dëshmi që përfshinin edhe zotin Agaçi”, deklaroi Çela.