‘Bumin e madh e mora me Getinjon’/ Ish-missi i habit të gjithë: Kam bërë gjëra pikante

Ish-partnerja e Arjon Lulit, Serena Sula, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku fillimisht ka marrë gjithë vëmendjen me veshjen e saj ekstravagante.

Por më pas ajo ka bërë edhe disa deklarata të forta.

 

Show girl-i i rrjeteve sociale, ka folur për fillimet e karrierës së saj, se si është bërë e famshme dhe nuk u kompleksua aspak të pranonte që një nga detajet që i ka dhënë famë, ka qenë lidhja me Feron dhe Getinjon.

 

Sipas saj, ajo ka bërë çdo gjë me dy referat e njohur.

"Më shumë jam njohur si modelja e skandaleve. Bumin më të madh e kam marr në portale, me Getinjon, që kam bërë, me Feron", tha Serena.

E pyetur se çfarë ka bërë, modelja e cila njihet për “twerk”-un u përgjigj:

“Ça s'kam bërë. Gjëra pikante”.