Përplasja Ukrainë-Rusi/ Nesho: Putin po mban konfliktin të ndezur

Diplomati i njohur Agim Nesho, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, komentoi përplasjen mes Ukrainës dhe Rusisë.

Nesho theksoi se Vladimir Putin është duke e mbajtur konfliktin të ndezur.

“Putin po e mban konfliktin të ndezur. Rusët kërkojnë që krahinat ku jetojnë rusët të kenë ndikim te Kievi për politika të rëndësishme që merren në Ukrainë. Putin akuzoi NATO-n, duke thënë se ka vrarë njerëz.

Synimi i Putinit ka qenë ta provokojë Perëndimit. Shoqëria në Ukrainë është e ndarë. Rusia dhe Kina kanë thënë se janë aleatë të fuqishëm e ata nuk pyesin shumë për ligje, por shohin vetëm zonat ku mund të shtrijnë sa më shumë influencat”, deklaroi Nesho.