Kush do ta fitojë supersfidën PSG-Real Madrid? Tifozët i përgjigjen sondazhit të UEFA-s

Paris Saint-Germain dhe Real Madrid do të përballen sonte në 1/8-at e finaleve të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat pretendente për ta fituar kompeticionin, do të përballen në dy ndeshje, prej të cilave njëra do të eliminohet.

UEFA ka publikuar një sondazh dhe ka pyetur tifozët se kush mendoni se do ta fitojë ndeshjen e parë, e cila luhet në “Parc des Princes” në Paris.

56% e tifozëve besojnë se PSG do ta fitojë ndeshjen e sotme, kurse 38% kanë votuar për fitoren e Real Madridit.

Ndërkohë 6% e tyre besojnë se nga kjo ndeshje nuk do të ketë fitues.