VIDEO/ Ish-i burgosuri politik: Bardh Spahia vjen nga familje e mrekullueshme, padiskutim do fitojë Shkodrën

Ish-i përndjekuri politik Xhavit Lohja, mbajti fjalën e tij në njësinë administrative Guri i Zi në Shkodër, në kuadër të fushatës elektorale të Shtëpisë së Lirisë, që prezanton kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia.

Lohja theksoi se Bardh Spahia vjen nga një familje e mrekullueshme, duke shtuar se pa asnjë diskutim që do ta fitojë Shkodrën.

“Kam pasur respekt tepër të madh për Ali Spahinë, nëse gjysma e babait të jetë Bardh Spahia, është boll. Kam bërë 20 vjet burg. Kjo zonë është shumë e persekutuar, nja tre klerikë katolikë i kam pasur në burg.

I uroj fitore e padiskutim Bardh Spahia do të fitojë, ndërsa Sali Berishës i uroj me gjithë zemër jetë sa më të gjatë. I them popullit, mos shisni votën për 100 mijë lekë. Mos shisni dinjitetin tuaj”, deklaroi Lohja.