Në kërkim të një ekipi të fortë, Haaland me objektiva të qarta

Spanjolli, i njohur me emrin sportiv Michu, në emisionin “Que t’hi jugues” në Cadena SER ka folur për të ardhmen e yllit të Dortmund, Erling Haaland .

“Isha me Haaland, kam pasur një bisedë me të dhe besoj se ai nuk do të vazhdojë me Dortmund.

Haaland është në kërkim të një ekip shumë të fortë, që të konkurrojë në Champions League. Ai është në kërkim të një ekipi konkurrues.

Erling më dha ndjesinë se po kërkonte një projekt sportiv për shumë vite dhe më tha se i pëlqente Spanja. Mendon më shumë për një projekt sportiv, se sa për anën ekonomike. Mbappe në Madrid? Mendoj se Barcelona është një opsion shumë i mirë”, ka thënë Michu.