Berisha: Topalli ka kontribute të pamohueshme, Imamin e kërkuan

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në një takim me intelektualët në Shkodër, th se të gjithë ata që kanë pasur kontribute në PD, do të rikthehen.

Ai përmendi emrin e Arben Imamit, që po udhëheq fushatën në Shkodër.

“Kam kënaqësi që fushatën këtu në Shkodër e udhëheq Arben Imami nga Tirana.

Kërkesën për këtë e paraqitën nga këtu, nuk erdhi nga unë, pasi ai ka punuar në të kaluarën në Shkodër.

Të gjithë ata që kanë kontribute, janë të mirëpritur dhe do rikthehen. Jozefina Topalli ka kontribute të pamohueshme.

Ne jemi për hapjen e PD-së për të gjithë ata që kanë kontribute në parti. Sikundër jemi për hapjen e partisë për njerëzit e vlerave.

Ne do nxjerrim në plan të parë rininë. Ky do jetë një qëllim tjetër ynë pasi ajo po ikën,” tha Berisha.