Operacioni më i madh anti-drogë: Goditet mafia shqiptare në Belgjikë
Në Belgjikë po organizohet një operacion i madh kundër mafias shqiptare.
Gazeta Niewsblad shkruan se ky mund të jetë operacioni më i madh kundër drogës që ka njohur Belgjika.
Që të martën në mëngjes, rreth 200 shtëpi janë bastisur. Të paktën 30 persona janë arrestuar deri më tani.
Hetuesit thonë se ky operacion ka ardhur pas dekodimit të mesazheve në rrjetin e komunikimit Sky ECC.
Fokusi i operacionit është Brukseli, Antverpa dhe Liezhi. Por operacionet po vijojnë edhe në vende të tjera si Gjermania, Holanda dhe Italia.
Një operacion i përmasave të tilla po mbështetet nga Europoli dhe Interpoli.
Edhe në tetor të vitit të kaluar u krye një operacion i madh kundër mafias shqiptare. Të paktën 60 persona u arrestuan, ndërsa u bastisën 114 shtëpi. Shumica e shqiptarëve janë në qeli.