Përleshet edhe me policët dhe thyen kamerat brenda në komisariat

Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe shkatërroi kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit në Komisariat, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. C., 33 vjeç, banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër.

Ky shtetas, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.