‘Berisha shumicë’/ Piciri: Basha ka kapur logon dhe po shkatërron PD-në për të trafikuar votat

I ftuar në Çim Peka Live, Erjon Piciri ka komentuar sondazhin e 'Euromedia Research' në lidhje mbështetjen që kanë në ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Piciri ka theksuar se ky sondazh jep disa të dhëna të rëndësishme në lidhje me faktin e raportit midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ku Berisha është një element kryesor i PD-së dhe Lulzim Basha ka vjedhur logon.

Piciri: Dy elemetë të vogla dhe dua të përgëzojë që SYRI ka hyrë në rrugën e duhur për të bërë analiza jo politike por në bazë të sondazheve.

Sondazhi jep disa të dhëna të rëndësishme në lidhje me faktin e raportit midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Sandazhi ka shumë elementë dhe pyetjet ishin neutrale dhe plotësonin njëra tjetrën.

PD ka dy elemetë, Sali Berishën dhe logon. Sot që flasim Lulzim Basha ka marrë logon dhe Sali Berisha vazhdon me atë që ka bërë gjatë 30 viteve.

Raporti është 2/1 midis një lideri dhe një lideri tjetër pasi sondazhi tregon se çfarë po ndodh në PD dhe se si një pakicë ka kapur logon dhe po shkatërron PD-në dhe opozitën shqiptare. Pakica duhet të tërhiqet dhe të lërë shumicën të udhëheqi opozitën në këto zgjedhje. Nëse 73 % janë mbështetësit e Berishës dhe 25 % mbështesin Lulzim Bashën, kjo është logjika.

Kurrë një fraksion i vogël politk  nuk mund të krijoi një çarje dhe të shkatërroi PD-në. Nëse zgjedhësit do e dinin para datës 6 mars athëherë pakica duhet të bashkohet me shumicën.

Ka ndodhur në ShBA te republikanët kjo situatë. Ka mundësi që këta ta ndajnë PD-në në një formë të tillë por kurrë liderat humbës nuk e pranojnë një gjë të tillë.

Të vjedhësh logon dhe të shkosh në zgjedhje për të marrë ca vota dhe ti trafikosh ato më pas është një gjë shumë e turpshme.