VIDEO/ Syri publikon sondazhin: 73.5% e demokratëve kanë mendim pozitiv për Sali Berishën

73.5% e demokratëve mbështesin Sali Berishën. 

Këto janë gjetjet e sondazhit të sondazhieres së Silvio Berlusconit, Alessandra Paola Ghislieri nga kompania 'Euromedia Research', dhe që u publikua mbrëmjen e sotme në Çim Peka Live në Syri Tv.  

Pyetja për të anketuarit ka qenë: Thoni mendimin tuaj (mendimet pozitive) për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën? 

Zgjedhësit e PD, në masën 73.5% kanë mendim pozitiv për Sali Berishën, 25% për Lulzim Bashën. 

Sa i takon votuesve të PS, 13.6% kanë mendim pozitiv për Berishën dhe 19% për Lulzim Bashën. 

Zgjedhësit e LSI, 42.2% kanë mendim pozitiv për Sali Berishën dhe vetëm 7.5% për Lulzim Bashën. 

Në rang kombëtar, 37.5% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për Berishën dhe 18.7% për Bashën. 

Numri i të anketuarve ka qenë 1 mijë.