VIDEO/ Këlliçi: Vota për Elton Banon është për rininë, kthen PD-në fituese në Lushnjë

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi në fjalën e tij në Lushnjë, deklaroi se vota për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë Elton Bano është votë për rininë.

Këlliçi thekson se fitorja e Elton Banos në Lushnjë më dat% 6 mars përkthehet në fitore edhe të PD-së në Lushnjë.

“Të rinjtë lushnjarë janë entuziastë për këto zgjedhje. Ju keni kandidat një të ri, Elton Bano është modeli më i mirë që po promovojmë në politikë. Rinia duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Të rinjtë si ju duhet të keni avokatin më të mirë, që të jetë pranë jush, për çdo problem që keni.

Vota për Elton Banon është votë për rininë, është votë për të kthyer PD fituese. Ne përherë kemi garuar për të fituar e do të fitojmë. Fraksioni i vulës ka hyrë në garë për të dalë të tretët, i ftoj të bashkohen me ne, sepse ne patjetër do fitojmë”, deklaroi Këlliçi.