Manchester United ‘thyen rregullat’ për David de Gean

Pjesë e Manchester United që në vitin 2011, David de Gea me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën te “Djajtë e Kuq”.

Drejtuesit e klubit kanë dalë jashtë politikave të tyre për të mbajtur në skuadër spanjollin.

Më parë kanë ndjekur rregullin që lojtarëve mbi 30 vjeç t’u ofronin rinovimin për 6 muaj me ulje page, por kjo nuk do të zbatohet për De Gean.

Portierit i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2024 dhe paga e tij nuk do të pësojë ulje (do të vazhdojë të përfitojë 375,000 paundë në javë).

Rinovimi spanjollit shtyn drejt largimit Dean Henderson, pavarësisht se kontrata e tij përfundon në vitin 2025.

25-vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë më si zëvendësues dhe ofertat ndaj tij nuk mungojnë, kështu që portieri me shumë mundësi do të largohet në verë.