VIDEO-SYRI TV/ 27 pacientë post-Covid te ‘Shefqet Ndroqi’, mjeku Tanka: Janë në gjendje të rënduar

Shumë pacientë vijojnë të vuajnë pasojat e Covid-19, edhe pasi e kanë kaluar virusin. Në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë duke u kuruar 27 pacientë të cilët pasi kanë kaluar covidin, kanë shfaqur komplikacione të rënda. Mes të shtruarve ka dhe pacientë të rinj.

Nga SYRI TV 

Dhjetëra pacientë, të cilët kanë kaluar në gjendje të rëndë Covid-19, vijojnë të marrin trajtim mjekësor post covid në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Aktualisht janë 27 pacientë që po marrin mjekim, të cilët sipas mjekut Pneumolog, Arben Tanka, kanë komplikacione të rënda.

Tanka tregon moshën mesatare të të shtruarve, ku midis tyre nuk mungojnë as të rinjtë.

Mjeku këshillon pacientët e prekur me Covid-19 të tregohen të kujdesshëm dhe të kryejnë vizita te mjeku, për të mos  pasur komplikacione Covid.