Arrestohet 33-vjeçari në Durrës: Përndiqte ish gruan

Një 33-vjeçar nga Durrësi ka rënë sot në duart e policisë.

Arrestimi i shtetasit me iniciale l.S erdhi pas denoncimit se kishte marrë me forcë në makinë ish-gruan e tij.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Policisë Plazh.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka marrë me forcë në makinë, ish-bashkëshorten e tij”.