Hong Kongu pezullon mësimin deri më 6 mars, rritje e ndjeshme e rasteve me Covid

Hong Kongu do të zgjasë pezullimin e mësimit në klasa për dy javë deri më 7 mars, tha televizioni vendor RTHK të hënën. Kjo vjen pasi qendra financiare globale përpiqet të përmbajë një rritje të infeksioneve Covid.

Hong Kongu raportoi 2,071 infeksione të reja ditore me Covid të hënën, një rekord i ri, me 4,500 raste pozitive paraprake, thanë autoritetet.

Byroja e Arsimit do të zgjasë pezullimin e orëve të mësimit ballë për dy javë të tjera deri më 6 mars si pasojë e shpërthimit të vazhdueshëm të Covid. Vendimi përfshin kopshtet, shkollat ​​fillore dhe të mesme, si dhe shkollat ​​private. Pjesa më e madhe e mësimit në klasa është ndërprerë që nga 14 janari.

Numri në rritje i rasteve të koronavirusit në Hong Kong ka arritur kështu një rekord të ri ditor që mund të dyfishohet të martën. Nga rastet e konfirmuara të raportuara të hënën, të gjitha përveç 19, janë infeksione lokale.

Dr Chuang Shuk-kwan i Qendrës për Mbrojtjen e Shëndetit (CHP) tha se ka vonesa në testime, vonesa në konfirmimin e infeksioneve dhe pengesa në shtrimin e pacientëve.

CHP tha se analizat pas vdekjes u morën nga dy burra të moshuar që vdiqën kohët e fundit përpara se të dërgoheshin në spital dhe dolën pozitive. Ata ishin, njëri 73-vjeçar që jetonte në Lam Tin dhe tjetri, një 77-vjeçar që jetonte në Yau Ma Tei.

Testet e mëvonshme në mortore treguan se të dy burrat e mbartnin virusin. Ndërkohë, dy të moshuar të tjerë me Covid kanë vdekur në spitalet publike.

Dhjetë pacientë me Covid ishin në gjendje kritike, përfshirë një vajzë trevjeçare, thanë zyrtarët të hënën.

Autoriteti Spitalor tha se më shumë se 3,600 pacientë me Covid aktualisht ndodhen në spitale publike ose objekte izolimi. Ai tha se do të krijojë një linjë telefonike për mijëra pacientë që presin të pranohen në spital.