SYRI TV/ Zvirina mes '100 fshatrave turistikë' ku qeveria nuk ka investuar asgjë: ‘Prodhimet po kalben’

Fshati Zvirinë i Korçës është përfshirë në projektin qeveritar të 100 fshatrave turistikë. Por përveç propagandës, ky fshat nuk ka njohur asnjë investim në infrastrukturë apo dhe mbështetje për sektorin e  bujqësisë dhe agro-turizmit.

Nga SYRI TV

Kjo është rruga e fshatit Zvirinë në Korçë, e cila siç duket dhe në pamje, është krejtësisht e amortizuar. Ky fshat është përfshirë në projektin qeveritar “100 fshatrat”, ku sipas qeverisë do të duhej të kishte investime në infrastrukturë dhe të kthehej në zonë turistike.

Por qeveria duket se e ka harruar se Zvirina është përfshirë në projektin 100 fshatrat, pasi kjo zonë nuk ka përfituar asnjë investim në 9 vitet e fundit.

Lume Brahimllari banore e kësaj zone, tregon se kryetari i bashkisë u ka premtuar vazhdimisht, por sipas tyre për shkak të përkatësisë politike, Zvirina nuk ka njohur investime.

Ndërsa Adriana Çollaku, shprehet se mungesa e investimeve në fshat, ka bërë që të rinjtë të largohen, ndërkohë që prodhimet bujqësore të mbeten pa shitur.

Zvirina është fshat bujqësor, ku kultura kryesore bujqësore është molla, e cila këtë vit ka mbetur stok për shkak të mungesës së tregut.

Gazetare: S.Xhomaqi/ Redakt: J. Hoxhaj./ Mont. H. Maloku