Spekullimet me videon, Xhani për 'Syri TV': E nxorën nga konteksti, unë do të jem pranë qytetarëve të Rrogozhinës

Kandidati për kryetar bashkie në Rrogozhinë, që  mban logon e “Shtëpisë së Lirisë”, tha se do të jetë gjithnjë i hapur për të zgjidhur problemet e qytetarëve nëse ata i japin besimin me votë, ndërsa trajtoi edhe problemet që po hasin ata nën drejtimin e socialistëve. Hekuran Xhani sqaroi edhe spekulimet mbi videon e publikuar të tij për të cilën tha se është xhiruar 5 vite më parë  në një darkë mes miqsh, ku konteksti i bisedës ishte shqetësimi për shpopullimin e vendit.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kryetar bashkie në Rrogozhinë, Hekuran Xhani, u shpreh në një intervistë për SYRI TV se qytetarët duhet t’ia besojnë drejtimin e qytetit, pasi ai do të jetë gjithnjë i hapur për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

Rrogozhina është bashki ku sektori kryesor i ekonomisë është bujqësia. Hekuran Xhani shprehet se ky sektor është lënë në harresë, ndërsa fermerët po përballen me vështirësi të mëdha.

Ndërsa lidhur  me videon që po spekulohet ditët e fundit, Xhani tha se  ai moment është përgjuar pabesisht 5 vite më parë. Sipas kandidatit Xhani, momenti kur është regjistruar videoja ka qenë një darkë mes miqsh, ku konteksti i bisedës ka qenë shqetësimi për shpopullimin e vendit.

Sipas Xhanit, metoda të tilla të humbësit historik, Lulzim Bashës, nuk e cënojnë dhe intimidojnë imazhin e tij, ndërsa tha se mediet pranë qeverisë dhe pengut të saj, Bashës, e kanë nxjerrë videon nga kontesti.