", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/14/auto_220214030.1_xxl1644829719.jpg", "width": 900, "height": 701 } }

VIDEO/ Çifti francez i patinazhit pushton botën me performancën magjike

Çifti francez Gabriella Papadakis dhe Guillaume Cizeron fituan një medalje të artë në patinazh artistik në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Në atë kohë ata duhej të kënaqeshin me një medalje argjendi në Kore, por në Pekin shkëlqyen plot shkëlqim me paraqitjen e tyre në pjesën e lirë të programit.

Kampionët e shumëfishtë të botës dhe Europës ngritën në këmbë shikuesit, por edhe çiftet kundërshtare dhe trajnerët e tyre dhe në fund morën 136.15 pikë dhe vendosën një rekord të ri botëror.

Medaljen e argjendtë në Pekin e fituan kampionet aktuale të botës, çifti rus Victoria Siritsina dhe Nikita Katsalapov, të cilët e përfunduan garën me 220.51 pikë.

Medalja e bronztë shkoi për dyshen amerikane Madison Hubbell dhe Zachary Donohue, të cilët grumbulluan 218.02 pikë në dy paraqitje.