FOTO/ Ky është viktima në Shkodër, baba i 4 fëmijëve. Një vëlla ia vranë në burg

Prek Tonaj, 47 vjeç është viktima e një atentati të ndodhur në mes të fshatit Grudë e Madhe në Shkodër, sonte në mbrëmje.

Tonaj ishte babai i katër fëmijëve. Një vëlla ia kanë vrarë në burg përpara disa vitesh.

Ndërkohë, mësohet se Tonaj ka qenë një person me precedent penal. Në vitin 2011,  47-vjeçari së bashku me dy shtetas të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.

Por, policia mund i të parandaloj ngjarjen duke vënë në pranga në atë kohë, Ndue Tonaj, Prek Tonaj dhe Ndoc Prela.