Atalanta-Juventus, formacionet zyrtare/ Gjimshiti kundër Vlahoviç

Atalanta-Juventus është supersfida që mbyll të dielën në Serinë A.

Diferenca mes dy skuadrave është vetëm dy pikë ndaj pritet që kjo sfidë të jetë spektakolare.

Atalanta është zhytur në “gjumë letargjik” pasi nuk fiton prej katër ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet.

Skuadra e Gasperinit është në garë për një vend në Champions dhe një fitore ndaj bardhezinjve do t’i “katapultonte” në vendin e katërt.

Juventusi nga ana tjetër duket se është “ringjallur” aq më tepër nga merkatoja e bujshme që kanë bërë, duke afruar bomberin Dushan Vlahoviç.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, do të luajë titullar ndaj bardhezinjve, në sfidën që fillon në orën 20:45.