Rita Ora rrëmben vëmendjen e mediave ndërkombëtare në festën e famshme të 'Shën Valentinit'

Rita Ora ka shkëlqyer me fustanin e saj në festën e organizuar për Shën Valentin organizuar nga Michael Braun në Limitless Sunset në LA.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ra menjëherë në sy për pamjen e saj me fustan e zi, me një të çarë të thellë përpara.

Festa, që është ndër më të famshmet në botën e yjeve, ka bërë bashkë shumë emra të njohur të Hollywood-it, por jo vetëm.

Ajo që i ra të gjithëve në sy ishte mungesa e të dashurit të Ritës. Këngëtarja dhe Taika Waititi janë prej disa muajsh në një lidhje.

Por regjisori 45-vjeçar mungoi në këtë event për arsye që ende nuk dihen.

Ndërkaq aktorja Kristen Stewart është fotografuar me Ritën, por duket se veshja e saj tërësisht casual është komentuar jo pak në mediat ndërkombëtare.