FOTO/ Elton Bano takim me qytetarët në Lushnjë: Do sjellim ndryshimin së bashku

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Lushnjë, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale më 6 mars.

Bano thekson se me votën e qytetarëve, Lushnja do të njohë ndryshimin e shumëpritur.

Postimi i Elton Banos:

Takimi me qytetarët dhe strukturat në lagjen “Loni Dhamo”.

Të gjitha komentet bashkohen në fjalën “zhvillim”, dhe është mëse e kuptueshme. Lushnja ka plot 10 vite që nuk arrin të zhvillohet në asnjë drejtim.

Nuk arrij të kuptoj se si përfaqësues të Partisë Socialiste vazhdojnë të premtojnë se do të investojnë ne Lushnje. Prezenca e tyre është e dukshme vetëm në kohë zgjedhje dhe në fushata elektorale vendore ose lokale.

Jam i bindur se ndryshimin do e sjellim bashkë.

Shpresë, ndryshim, fitore!

[✌🏻] [💙] [🇦🇱]

#eltonbanoperlushnjen #shtëpiaelirisë #tebashkuardofitojme #shpresë #ndryshim #fitore