Bundesliga/ Borusia e Dortmundit shkurton diferencën në renditje me Bayren Munchen

Borusia e Dortmundit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Unionit të Berlinit në transfertë, me rezultatin e pastër 0-3.

Miqtë e gjetën shumë shpejtë golin e avantazhit, me kapitenin Reus që shënoi në minutën e 18-të.

Ishte sërish kapiteni i verdhezinjve që shënoi vetëm shtatë minuta më vonë.

Për t’i vënë vulën ishte portugezi Guerreiro në pjesën e dytë.

Kështu diferenca me Bayernin kryesues shkon sërish në 6 pikë dhe Dortmundi vazhdon të shpresojë për titullin deri në fund.