'O porfum, porfumi im' mund të jetë biznesi i ri i Beniadës pas sugjerimit të banorëve të ‘BBV’

“Big Brother VIP Albania” ndodhet drejt fundit dhe javën tjetër do të kemi një fitues. Pas të premtes, konkurrentët e fundit do të dalin për të vazhduar jetën e tyre normale.

Duke marrë në konsideratë këtë pjesë, Donaldi ka shpalosur një ide shumë interesante për Beniadën. Modelja është bërë e njohur për batutat e saj brenda shtëpisë, të cilat janë shpërndarë kudo nëpër rrjet.

Mënyra se si ajo këndon këngën  “O llokum” duke e zëvendësuar me fjalën “parfum”, është bërë virale në rrjet.

Thënë kjo, për Donaldin do ishte një superbiznes, nëse Beniada do të hapte një parfumeri. Sipas tij parfumet do të shiteshin edhe nëse nuk do ishin të mire, vetëm prej Beniadës dhe historisë së saj me “parfumin”.

Einxhel nga ana tjetër propozoi që Beniada të nxirrte në treg një parfum të sajin.

Donaldi sugjeroi që këngëtari Sinan Hoxha, i cili këndon një këngë të titulluar “Parfumi”, të ishte prezent në inagurimin e biznesit të ri dhe kjo padyshim do të sillte një sukses të garantuar.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur, Poni, së fundmi ka krijuar një këngë të cilën ia ka dedikuar modeles dhe finalistes së “Big Brother VIP Albania”, Beniada Nishani.

Projekti i ri muzikor i Ponit titullohet “Vajzë shqiptare” dhe në rreshtat e saj përmendet disa herë emri i modeles duke e përshkruar si një femër elegante, e bukur dhe plotë sharm.