Nina moj Nina! Ja përse surpriza e Arbenitës ndaj Feros për 'Shën Valentin' nuk u realizua dot

Dita 14 Shkurt shënon ‘Ditën e të Dashuruarve’ dhe kjo padyshim që për të gjithë njerëzit mbart një simbolikë të veçantë.

Disa nga të famshmit e showbizit shqiptar kanë treguar se në këtë datë kanë përgatitur mjaft gjëra interesante për të dashurit e tyre.

Arbenita Ismajli, partnerja e Feros gatë një bisede të zhvilluar ditën e djeshme me ndjekësit në InstaStory ka rrëfyer se reperi e ka zbuluar një ditë para dhuratën e Shën Valentinit.

Ajo fillimisht i ka kërkuar ndjekësve të tregojnë disa ide dhuratash për Shën Valentinin, ndërkohë që, e pyetur për dhuratën që ajo ka bërë partnerit të saj, ajo publikoi një foto të Feros me një palë atlete në dorë, teksa shkruan:

“Nina e zbuloi dhuratën para kohe, duke prekur gjithçka.”