FOTO/ Kandidat i Shtëpisë së Lirisë në Shkodër, Spahia: Demokracia ka lindur në këtë qytet bashkë me krijimin e tij

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë Bardh Spahia ka postuar foto nga takimi që u zhvillua dhe ku u prezantua si kandidadat për kreun e bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 6 marsit.

“Si bir i këtij qyteti, jam ndjerë shumë krenar, falenderues për mbështetjen e fuqishme në misionin e rëndësishëm që kemi ndërmarrë për Shkodrën tonë, opozitarizmin e vertetë dhe për Shqipërinë:, shkruan Spahiu në shenimit që shoqëron fotot nga takimi.

Ja postimi i plotë:

Demokracia ka lindur në këtë qytet bashkë me krijimin e tij. Shkodra e dha provën e radhës dhe do ta vulosë me 6 mars 2022!

Si bir i këtij qyteti, jam ndjerë shumë krenar, falenderues për mbështetjen e fuqishme në misionin e rëndësishëm që kemi ndërmarrë për Shkodrën tonë, opozitarizmin e vertetë dhe për Shqipërinë.

Shkodra ime, Shkodra jonë, kjo "Zojë e randë" e Shqipërisë pret shumë nga të gjithë ne! Ne jemi gati në çdo kohë, nuk do të kursejmë asgjë!

#BardhSpahia

#votonr2

Për Shkodrën, të gjithë bashkë! 

#Shpresë #Ndryshim #Fitore