Po meditonin anës detit, i merr dallga humbin jetën 10 persona në Indonezi

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e marrjes nga dallgët në momentin që ato po qëndronin në breg dhe po meditonin.

Mediat huaja bëjnë me dije se viktimat ishin anëtarë të një grupi prej 23 personash, të cilët po meditonin, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit, në një plazh në Payangan, në provincën Java Lindore në Indonezi.

 

“Ata ishin shumë afër detit dhe nuk mund të shpëtoheshin kur valët e baticës i rrëmbyen”, ka thënë shefi i policisë lokale Heri Pournomo.

Ndërkohë, deri më tani janë nxjerrë 10 trupa nga oqeani dhe 12 persona u shpëtuan, ndërsa vijon të jetë i zhdukur një 40 vjeçar.