Modelja me famë ndërkombëtare rikthehet në pasarelë në moshën 54 vjeçare

Në moshën 54 vjeçare, Carla Bruni është rikthyer në pasarelë si modele e shtëpisë së famshme franceze të modës ‘Balmain’, pesë muaj pas paraqitjes së saj në javën e Modës në Paris.

Cirla veshi një mini fustan të qëndisur me perla, i cili thuhet se ka zënë vend të përhershëm në garderobën e saj.

Pak ditë më parë, ajo ka postuar në faqen e saj personale në “Instagram” foto nga fushata e re reklamuese Balmain.

Thuhet se kjo është edhe një lëvizje helmuese për të rikthyer në qendër të vëmendjes që kjo “grua helmuese”, siç e kanë quajtur, e do kaq shumë.

Romanca fillimisht dhe martesa e saj me Nicolas Sarkozy, ishte prej muajsh tema kryesore e shqetësimit në Francë dhe mediat ndërkombëtare.

Bruni, për shumë njerëz është përkufizimi i “gruas helmuese”, por kjo nuk e shqetësoi kurrë, as atëherë dhe as kur u kthye në diskografi me një album të ri.