Beniada puth Big Mamën në buzë, momenti që u habitën të gjithë

Mbrëmjen e së premtes, finalistët takuan disa prej ish banorëve, të cilët janë futur në shtëpi dhe kanë darkuar së bashku.

Këngëtarja Big Mama, e cila njihet për humorin dhe karakterin e saj karizmatik, e tregoi që në hyrje se kishte një mall të madh për Beniadën.

Kjo e fundit, gjithashtu dukej e lumtur nën shoqërinë e Big Mamës, pasi gjatë gjithë kohës qëndroi e shoqëruar me të.

Në një moment, dy vajzat shkëmbyen puthje në buzë, në shenjë të dashurisë dhe miqësisë që kanë me njëra-tjetrën.

Kjo puthje erdhi pasi Einxhel dhe Dagz i dhuronin puthje të vazhdueshme njëri-tjetrit.

Ndërkohë, Beniada i ngacmoi që të mos e bënin këtë gjë, pasi ka katër muaj e izoluar në shtëpi, pa shkëmbyer puthje me askënd.