Tragjike/ Po shihte finalen e Kupës së Botës për Klube, vritet një tifoz i Palmeiras

Një ngjarje shumë tragjike ka ndodhur gjatë finales së Kupës së Botës për Klube. Në ndeshjen mes Chelsea dhe Palmeiras, ku fituese doli skuadra angleze, ndodhi ajo që nuk pritej. Një tifoz i skuadrës së Palmeiras u vra gjatë një trazire në “Sao Paulo” ka raportuar policia braziliane.

Sipas mediave braziliane, i ndjeri, për të cilin policia tha se ishte një roje burgu jashtë detyrës, u qëllua përpara stadiumit në “Sao Paulo”, ku mijëra tifozë u mblodhën për të parë ndeshjen në ekranet e mëdha.

“Ka pasur një përleshje mes tifozëve, e cila shkaktoi trazira dhe një person u qëllua”, thuhet në një deklaratë të policisë. Policia e ndërhyri duke përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën dhe një person u arrestua, thuhet në deklaratë.

Kampioni i Evropës, Chelsea, mundi Palmeiras, kampion i Copa Libertadores, 2-1 pas kohës shtesë në Abu Dhabi.