Kultivim dhe shitje kanabisi, arrestohet i riu në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një të ri që shpërndante dhe tentonte të kultivonte bimë narkotike cannabis sativa.

Në pranga ra D. Sh, lindur dhe banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Sh., dhe kontrollit fizik në banesën e tij,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, 200 fara bimë canabis sattiva, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë,  për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".