", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/13/auto_auto_54113629-10506549-image-a-191_164470599528916447447901644746170.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Chelsea kampion, Thuchel: Të gjithë xhelozë për ne

Chelsea arriti të fitonte Botërorin e Klubeve përballë Palmeiras, sfidë e cila përfundoi me shifrat 2-1. Kai Havertz që realizoi penalltinë vendimtare pasi goli hapës i Romelu Lukakut u zhvlerësua nga goli i Raphael Veiga për skuadrën braziliane.

Suksesi në Abu Dhabi pason fitoret e skuadrës londineze në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës gjatë nëntë muajve të fundit.

Në intervistën pas ndeshjes Thomas Thuchel ka treguar se të gjithë skuadrat e tjera janë “xhelozë” për arritjet e bluve të Londrës.

“Ne thamë në dhomën e zhveshjes, çfarë mundësie, të gjithë janë xhelozë për ne. Si djem, ne ëndërronim një finale të tillë. Është shumë e veçantë dhe donim të luanim pa asnjë keqardhje. Nëse shënon vonë, duhet fat për ta bërë këtë.

Ne ishim të pamëshirshëm, vazhduam të përpiqeshim, nuk u ndalëm. Nuk u dorëzuam. Ne patëm epërsinë, e humbëm përsëri, por nuk ndaluam kurrë së sulmuari. Kështu që unë mendoj se është e merituar, por është me fat nëse shënon vonë”, tregoi Tuchel për Channel 4.