Pse Basha po braktis betejën pa filluar akoma!

Teksa nuk ka mbetur as një muaj nga zgjedhjet e pjesshme lokale, dhe pak ditë nga nisja e fushatës elektorale, ajo çfarë është vënë re jo pa kuriozitet është zhdukja e Lulzim Bashës, nga prezantimi i kandidatëve. 

Në vend të kryetarit, ata po prezantohen nga kush të mundë. Fotoja në prezantimin e kandidatit të Rrogozhinës, ku deputetët e vulës dukeshin sikur ishin ndonjë vaki ka bërë xhiron e rrjetit. 

Natyrshëm lind pyetja se përse Lulzim Basha, nuk ka prezantuar kandidatët e tij. Nga selia vijnë informacione kontradiktore. Disa thonë se shumica e kandidatëve nuk kanë pranuar që në elektorat ti prezantojë Basha. 

Disa të tjerë shprehen se Basha kërkon të ulë rëndësinë e zgjedhjeve në gjashtë bashki, që më pas të thotë se pavarësisht humbjes ato ishin të parëndësishme, se PD hyri në zgjedhje në moment të vështirë, për trekëndëshin e bermudës dhe broçkullat që thotë gjithmonë. Kjo strategji do i jepte një shpresë për të shtrënguar dhe ca kohë vulën, pas rezultatit tejet anemik që do i duhet të lexojë mëngjesin e 7 marsit.

Vetë kandidatët e Bashës e dinë fare mirë se nuk kanë asnjë shans për të fituar, por për arsye tejet të paqarta kanë vijuar ta ndihmojnë pavarësisht qametit ku ka rënë. Në fakt të gjithë ata, janë produkt i drejtimit të PD-së nga Sali Berisha dhe më mirë se në të tjerët e dinë ata vetë. 

Pa dashur ti bëjmë CV askujt, po të kishin sadopak dinjitet dhe po ta donin vërtet atë parti ose duhet të ishin futur në primare, ose duhet tia përplasnin në fytyrë propozimin shkatërruesit të PD-së. 

Por mirënjohja apo mosmirënjohja janë zgjedhje personale dhe ata tashmë kanë zgjedhur rrugën e tyre. Kostot e këtij veprimi ata do i shohin më gjashtë mars kur elektorati ti braktisë ndërsa smund ti bësh të llogjikojnë kur janë  ende nën efektin anestezik të fushatës. 

Ndërsa Basha vetë ka vendosur të fshihet, dhe të shpresojë sërish tek besnikët e logos. 

Pavarësisht thashethemeve të selisë ajo që duket qartazi është se ai e di fort mirë se dalja e tij në terren vetëm do dëmtonte kandidatët e hedhur në fushë betejë . Jo më kot i ka lënë pa mbështetje ata. 

Kjo është një mënyrë që ata të mos humbasin dhe ato pak vota të farefisit apo shoqërisë të ngushtë që i kanë mbetur. 

Dihet tashmë se aftësitë e Bashës për të larguar njerzit dhe për të rritur numrin e votave janë të pakrahasueshme me asnjë politikan tjetër. Madje si fenomen ai mund të shndërrohet dhe në objekt studimi për shkencat politike. 

E megjithatë mister 99.99%-shi, ka zgjedhur të rrije larg fushatës elektorale, pavarësisht se Rama po përpiqet ti krijojë terren me fushatën e vakët që po zhvillon për këto bashki.

Mbajtësi i vulës e di fort mirë se shitjen e kauzës së 25 prillit e cilla solli dhe zgjatjen e jetës së regjimit nuk do ja falin pjesa më e madhe e shqiptarëve aq më pak demokratët, të cilët prej tij patën si dhuratë dhe shkopat e gomës apo gazin e policisë së Ramës më datë 8 janar. 

Lulzim Bashës si ka mbetur më tjetër vetëm se të rrijë dhe të vështrojë pikiatën e tij politike, se si ai dhe detashmenti i tij janë katandisur si mos më keq. 

Prandaj prezantimet e kandidatëve të tij ngjajnë si takime të përmotshme, ku të gjithë e dinë kush do jetë fundit i kësaj maskarade, e dinë dhe fajtorin vetëm se nuk kanë moralin dhe dinjitetin ta tregojnë me gisht. 

Pra për hir të interesave të ngushta personale apo për cic mice me pushtetin që u sigurohen në disa raste dhe nga vetë kryesekseri i selisë,  janë të detyruar t’i thonë “derrit dajë”.