VIDEO/ Shënon nga 54 metra, derbi i Kalabrisë vendoset nga një eurogol

Në ndeshjen Reggina-Crotone, e cila ishte e vlefshme për javën e 22-të në Serinë B italiane, përfundoi me rezultatin 1-0 për skuadrën vendase pas një goli të çmendur nga mesfusha.

Pas një topi të gabuar nga mbrojtësi Golemik, ishte sulmuesi i Regginas, Adriano Montalto, i cili e rikuperoi atë top dhe pa u menduar dy herë ka goditur nga mesfusha topin duke parë dhe daljen jo të mirë të portierit të Crotones, Saro dhe duke realizuar një supergol nga gjysma e fushës.

Kjo sfidë përfundoi me këtë supergol të realizuar në minutën e 21′ teksa ky ishte dhe realizimi i 5-të për sulmuesin 33-vjeçar në 21 ndeshjet e zhvilluara në Serinë B italiane.