‘Më pëlqen me vajzat’/ Anxhela Peristeri në takim me një nga djemtë e ‘Për’puthen’

Çdo puntatë e “Për’puthen Prime” sjell surpriza për konkurrentët, por edhe për publikun.

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në studio ishte këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, e cila ka krijuar një atmosferë shumë romantike.

 

Ajo këndoi këngën e saj më të re që mban titullin “n’Tiranë”.

Por moderatorja e emisionit të dashurisë, Bora Zemani, nuk mund ta linte dot këngëtaren të shkonte pa bërë një takim me njërin nga djemtë.

 

Fillimisht Anxhela e kishte të vështirë të pranonte, pasi nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë gjë, ajo në fund pranoi duke zgjedhur në një takim 4 minutash Brunon.

“Do dal me Brunon, pasi më pëlqen me vajzat dhe më është dukur djalë inteligjent”, u shpreh Peristeri.

 

Takimi ishte shumë interesant dhe zbuluam shumë dimensione nga të dy personazhet.

Brunos që i pëlqente arti, kurse nga Anxhela Peristari që është ende e dashuruar dhe që shkon më mirë me shenjën e Dashit.