VIDEO - Protesta/ Çmim i naftës dhe plehrave, fermerët parkojnë traktorët para Drejtorisë së Bujqësisë

Fermerët e Devollit i kanë nisur një protestë para drejtorisë së Bujqësisë Devoll së bashku me mjetet e tyre.

Ata kanë dalë në protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.

Në shenjë simbolike ata kanë fikur mjetet dhe i kanë parkuar në anë të rrugës.

Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198  lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike, të cilat janë të domosdoshme për ta, janë dyfishuar në çmim.

Kjo sjëll edhe rritjen e krizës me të cline përballnë fermerët e kësja zone të lënë në harrse nga qeveria dhe projektet e saj.