Një tjetër skandal në Angli - Dhunoi të dashurën e tij, arrestohet nga policia ylli i Premier League

Pas skandalit të Mason Greenwood që tronditi Anglinë ditët e fundit, një tjetër skandal i përmasave të tilla ka shpërthyer sipas “The Sun”. Media britanike raporton se një yll i Premierligës, është arrestuar pasi kishte sulmuar të dashurën e tij, pasi ajo thërriti policinë. Ai gjithashtu dyshohet se i dërgoi asaj mesazhe ofenduese natën vonë.

Por kjo nuk është e gjitha, “The Sun” gjithashtu thekson se lojtari thirri avokatët përpara se të binte dakord për një pagesë - e cila thuhet se ishte prej pesë shifrash - si pjesë e një marrëveshje jashtë gjykatës.

Një ngjarje e ndodhur në vitin 2019 sipas medias, e cila shton se lojtari nuk është më në kontakt me viktimën. As emri i lojtarit në fjalë dhe as emri i klubit nuk janë bërë të ditur për momentin.