FOTO/ A po fillon lufta? Rusia ka rrethuar Ukrainën nga të gjitha anët

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit të Ukrianës në javët e fundit.

Kështu kanë vlerësuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shtuar dyshimet se një pushtim i mundshëm mund të nisë shpejt.

Ndërkohë po bëhen përpjekje diplomatike për shmangje të luftës, analistët paralajmërojnë se ushtria ruse përbën një kërcënim të madh për Ukrainën.

Por derisa po raportohet për gjendjen në Ukrainë, Rusia raportohet të ketë bërë rrethim në tri anë të shtetit.

Vëmendja më e madhe është përkushtuar te rajonet separatiste Donetsk dhe Luhansk ku forcat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia kanë qenë në konflikt nga viti 2014.

Rusia këtu tenton të shfrytëzojë situatën e tensionuar dhe mosfunifkimin e vendasve që e bëjnë më të lehtë pushtimin.

Ushtrimet e përbashkëta Rusi – Bjellorusi duket se kanë për qëllim forcimin e një pozicioni tjetër të Rusisë në një pjesë tjetër të kufirit ukrainas.

Pjese tjetër shumë e rëndësishme është edhe rajoni i Krimesë rreth të cilit është vendosur ushtria ruse.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një pushtim i Ukrainës mund të nisë të mërkurën.