Meta poston foton dhe kujton festën e të dashuruarve: Pranvera nuk ndalet!

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë mëngjes të diele ta kalojë mes natyrës.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i shtetit ka kujtuar festën e të dashuruarve, Shën Valentinin.

“Mimozat po çelin dhe Shën Valentini po afron. Pranvera nuk ndalet!”, shkruan Meta.