Messias rijeton fitoren në derbi: Kisha të dridhura, ka kohë që nuk isha ndjerë kështu

 Pas minutave në derbi, Junior Messias ishte titullar në Kupë ndaj Lacios. Pas golave në Champions, braziliani po përjeton një tjetër moment pozitiv në sezonin e tij të parë si kuqezi. Lidhur me situatën, ai është shprehur:

“Kisha kohë që nuk ndieja emocione aq të forta sa ato pas fitores në derbi. Edhe kur shkova në shtëpi, dridhesha ende sepse një sukses me përmbysje është diçka fantastike”.

Emocione pozitive të cilat Messias po mundohet t’i përcjellë në fushë siç u pa edhe në Kupën e Italisë kundër Lacios ku kuqezinjtë dominuan 4-0.

“Kur ndihesh mirë në shpirt, edhe mendja punon ndryshe. Kur ke besim, duelet një kundër një bëhen më të lehta dhe të vjen natyrshëm të sulmosh rivalin kur nuk e ke topin.

Kjo bën një dallim të madh, sidomos për lojtarë si unë që në karakteristikat më të mira nuk është se kanë aspektin mbrojtës”.