Sulm me armë gjatë një funerali, humbin jetën 9 persona

Nëntë persona kanë humbur jetën në Meksikë si pasojë e një sulmi me armë që ka ndodhur në një funeral.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ciudad Juarez , në Meksikën veriore , ku është zhvilluar një sulm ndaj të afërmve të një të vrari teksa po i jepnin lamtumirën.

Fillimisht autorët kanë qëlluar në banesën e viktimës ku humbën jetën tre persona, më pas kanë qëlluar në tempullin ku u transferua trupi i pajetë duke vrarë dhe gjashtë persona të tjerë.

Viktimat janë gjashtë burra, dy gra dhe një fëmijë dhe dy të tjerë janë plagosur nga ky sulm.