E papritur, Diego Forlan vesh sërish këpucët e futbollit

Diego Forlan nuk heq dorë lehtë nga futbolli dhe rikthehet sërish të luajë në fushën e blertë në moshën 42-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Inter, Atletico Madrid dhe Villarreal kishte zyrtarizuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në vitin 2019, por tashmë duket se ka ndërruar mendje dhe do të veshë sërish këpucët me taka.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë me Old Boys & Old Girls Club, një klub që militon në Ligën e Universiteteve të Sporteve në Uruguai dhe ka një histori më shumë se 100-vjeçare.

Bomberi i famshëm do të luajë në një kategori që i rezervohet lojtarëve mbi 40 vjeç.