Shtëpia e Lirisë sot takim në Peshkopi. Në orën 11 prezantohet kandidati për 6 marsin

Shtëpia e Lirisë do të prezantojë kandidatin e Dibrës për zgjedhjet e 6 marsit në një takim që do të organizohet ditën e sotme në Pallatin e Kulturës në Peshkopi në orën 11.

Lideri historik i demokratvëe që do të marrë pjesë në takim ka ndarë një ditë  më parë këtë njoftim me ndjekësit e tij ne facebook.

Njoftim!

Nesër, ditën e diel, më datë 13 shkurt, ora 11:00, në Pallatin e Kulturës prezantojmë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Peshkopisë Z. Premtim Kryemadhi. Ftoj të gjithë qytetarët e Peshkopisë të marrin pjesë! sb