VIDEO/ Ndeshja më e 'çmendur' e sezonit, Atletico mposht me përmbysje Getafen në 'Wanda Metropolitano'

Atletiko Madrid mundi Getafen me rezultatin 4-3 në “Wanda Metropolitana” në kuadër të javës së 24-të të La Liga-s, teksa pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte veçanërisht mbresëlënëse.

Konkretisht, në 45 minutat e para të ndeshjes, shikuesit mundën të shihnin deri në gjashtë gola, tre penallti të akorduara dhe shtatë kartonë të verdhë, pasi të dyja skuadrat luajtën jashtëzakonisht ashpër.

Gjithçka filloi në minutën e nëntë kur Suarez humbi një penallti, por dhjetë minuta më vonë Correa korrigjoi  gabimin e uruguaianit dhe kaloi Atletico-n në epërsi. Vetëm tetë minuta më vonë Cunha dyfishoi epërsinë dhe nuk u aludua se diçka e pazakontë do të ndodhte në këtë ndeshje.

Megjithatë, në intervalin prej 12 minutash (nga 30 në 42) Getafe arrin të përmbysë rezultatin. Fillimisht Mayoral ngushtoi diferencën në 2-1 dhe më pas Unal e çoi Getafen në epërsi me dy gola nga pika e bardhë.

Siç pritej, arbitri dha më shumë minuta shtesë se zakonisht në pjesën e parë, kështu që Atletico arriti të realizojë golin e tretë dhe të barazimit në minutën e katërt të shtesës (3-3).

Edhe fillimi i pjesës së dytë premtoi shumë emocione, sidomos pasi Felipe mori karton të kuq në minutën e 58-të, kështu që vendasit luajtën me një lojtar deri në fund të ndeshjes.

Megjithatë, që nga ai moment rezultati nga pjesa e parë nuk ndryshoi deri në minutën e fundit të ndeshjes kur Hermoso shënoi për 4-3 dhe Wanda Metropolitano shpërtheu në festë.

Me këtë fitore, Atletico u ngjit në vendin e katërt në La Liga, ndërsa Getafe qëndron në vendin e 15-të. Në ndeshjen e radhës Atletico pret Levanten, ndërsa Getafe do të luajë këtë herë ndaj Cadiz.